I nxehti i lë vendin stuhisë dhe breshërit në veri të Italisë, dëme në makina dhe banesa

Pas valëve të të nxehtit shirat dhe stuhitë goditën dhe dëmtuan zona të ndryshme të Cuneos në Itali.

Veriu i Italisë ndodhet në mes të një vale moti të keq.

Në orët e fundit, Piemtonte është përballur me një stuhi të dhunshme breshëri. Foto e postuara në rrjetet sociale tregojnë kokrrat e breshërit me diametër gati 10 centimetra në Saluzzo dhe në zonën e Cuneos.StrugaLajm

Në disa zona ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të emergjencës. Breshëri i fuqishëm ka shkaktuar dëme të llojeve të ndryshme në makina dhe banesa.StrugaLajm

Në orët e mëparshme, ARPA kishte lëshuar një alarm të verdhë për mot të keq dhe reshje intensive në të gjithë Piemonten, me përjashtim të zonave të Piemontes juglindore.

In : Aktuale

Loading...
loading...