Anulohen fluturimet Vjenë-Shkup dhe anasjelltas, për shkak të grevës së “Austrian Airlines

Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas për shkak të grevës së të punësuarve në aviokompaninë “Austrian airlines”.

Në ueb faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup nuk janë vendosur as fluturimet, as uljet me këtë kompani ajrore.StrugaLajm

Për shkak të grevës, e cila sipas njoftimeve duhet të zgjasë sot dhe nesër, globalisht janë anuluar rreth 400 fluturime dhe janë prekur rreth 50.000 pasagjerë.StrugaLajm

Gjatë këtyre dy ditëve kjo kompani ajrore duhej të realizojë 24 fluturime nga Vjena deri në qytetet e ish Jugosllavisë duke përfshirë fluturimet në Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Zagreb, Podgoricë, Dubrovnik dhe Split.

In : Aktuale

Loading...
loading...