Anulohet dënimi ndaj Menduh Thaçit

Zëdhënësi i Gjykatë së Apelit – Shkup, Safet Kadriu nuk konfirmoi e as mohoi informatën se Gjykata e shkallës së dytë ka hedhur poshtë aktvendimin e shkallës së parë kundër ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, të cilët u dënuan me nga 3 vjet burg për rastin “Titanik 2”, që kishte të bëj me ndikimin mbi vendimet e KSHZ-së.

“Vendimi është miratuar, por akoma nuk është shkruar. Deri në fund të javës do të dalim me njoftim zyrtar”, ka deklaruar Kadriu për Fokus.

Sipas informatave jozyrtare, gjykata e Apelit e kthen lëndën në gjykim të serishëm për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë procedurës.StrugaLajm

Sipas aktvendimit të shkallës së parë, Mijallkov u dënua me tre vjet burg, Thaçi me tre vjet e dy muaj ndërsa anëtarët e tjerë të KSHZ-së, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska u dënuan me nga 3 vjet burg. Derisa ish anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi me 4 vjet e gjashtë muaj.

In : Aktuale

Loading...
loading...