NGADAL ME SHENGENIN BALLKANIK ZOTI RAMA-Xhevdet Nasufi

Nga Dr.prof. Xhevdet NasufiStrugaLajm

Çuditërisht,në Shqipëri proekti antikoosovar/shqiptar(?!),në Kosovë me të gjitha mjetet e mundshme po pengohet Kurti të ndërton Qeverinë,kurse në Maqedoni partia shqiptare në pushtet mban Kongres që pak dallon nga ato të partive komuniste.Koincidencë apo komplot. Është dilem shekspiriane.
Na shqiptarët jasht shtetit amë,natyrshëm, jemi më të ndjeshëm në sasin e kujdesit dhe brengës për të ruajt qenien kombëtare,por edhe kontemporancën demokratike dhe zhvillimore për shkak të mbykqyrjes së vazhdueshme të kundërshtarëve në shtetet që jetojm. Në proektin e “shengenit ballkanik” kjo ndjesi edhe më shum problematizohet,pasi të njejtit i prijn aktor të kampit të demokratëve të rrejshëm në Srbi, Vuçiqi dhe Daçiqi,por mbase edhe në Maqedoni.
Historikisht dhe tradicionalisht shqiptarët asnjëher nuk i kanë kundërshtuar komunikimet dhe marëveshjet si sens bashkpunimi. Por,me Sllavët pothujse pa përjshtim, nga këto marëveshje kemi dalur të mashtruar,të humbur dhe të zhgënjyer. Konkretisht, Sllavët në raport me shqiptarët nuk kanë reflektuar dashamirësi,u janë bishtruar marëveshjeve dhe maksimalisht e kanë ushqyer pabesinë, propagimin gjer në çmenduri të pavertetave,por edhe shum më tepër se kaq. Pra,kanë zhvilluar propagandë denigruese për shqiptarët në mënyrë dhe form që edhe marëveshjet e nënshkruara me ta i kanë shtrembëruar, nuk i kan zbatuar, për të përligjsuar krimin,padrejtsin,gjenocidin.Mjerisht,fal konformizmit modern shqiptar, Sllavët kanë arritur me propagandën agresive të zbehin raportin dhe poziten e shqiptarëve me faktorin ndërkombëtar si partner strategjikë.Politikat në Shqipëri, Kosovë, ajo e shqiptarëve në Maqedonin e Veriut me ndërkombëtarët është e mbuluar me finesa diplomatike,me retorikë dhe kulturë gojore,me servilizëm të paparë,bon ton të ushtruar enkas për dekor,altruizëm pacifist që e ndihmon mjaftueshëm propagandën sllave me të paverteta e saj kundër shqiptarëve,ate srbe në veçanti. Harron politikbërja shqiptarët qëllimshëm , se kombet dhe shtetet e zhvilluara në botë nëpërmjet politikave nacionaliste, agresive dhe (shiqoni luftën ekonomike të Trampit me Evropën,NATO,Kinen)progresiste kombëtare arriten aty ku janë sot.Bile, edhe maqedonasit me politiken agresive ndërkombëtare kohëve të fundit ashtu si edhe serbët, arriten ta defaktorizojn në masë të konsideruar elementin shqiptar këtu (kujtoni luftën në Kosovë dhe Maqedoni ) në Maqedoni,dhe shqiptarët,dikur tejet të rëndësishëm në strategjin përëndimore,tani nuk konsiderohen as element de/stabilizues në Ballkan.
Zoti Rama,shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni kan përvojë të hidhur me marëveshjet e arritura me srbët dhe maqedonasit.Të tilla kanë qenë edhe marëveshjet që kan arritur dikur krerët e Shqipërisë me Sllavët. Togfjalëshi i ëmbël i juaj ”se e kaluara na ndan dhe e ardhmja na bashkon,”nuk është i përputhshëm me gjendjen dhe poziten e shqiptarëve në Ballkan. Vall,mos duhet sot me një nënshkrim të pamenduar mirë të robëroni Shqipërin edhe nga ata që nuk na duan,apo që srbët ate që nuk arriten me luftë dhe mundime,ta “okupojn” Durrësin dhe Shkodren me qilim të kuq?
Na shqiptarët këndej kufirit zot. Rama e dim mir se marëveshjet me Sllavët as dje dhe as sot nuk u kan sjell lumturi Shqiptarëve.Kujtoni marëveshjet më të reja të Kosovës me Srbin pa rezultate,për faj të Srbisë,por edhe ate të Shqiptarëve të Maqedonisë në Ohër,e sakatosur maksimalisht nga maqedonasit.
Llafimi dhe arsyetimi juaj për gjoja nevojen e bashkpunimit dhe uljen në tavolinen e bisedimeve… është i paqëllueshëm,i parakohshëm, i papërshtashëm:
Së pari,Vuçiqi dhe Daçiqi si dy figurat më të shquara të partive që udhëhoqen luftën në Kosovë kundër shqiptarëve( të prira nga kriminelët Millosheviqi dhe Shesheli), edhe me një fjal të vetme nuk kanë kërkuan falje dhe nuk u përkulen para viktimave në Kosovës,para mijra të dhunuarve dhe të pagjeturve. Përkundrazi,me gjithë zellin dhe mjetet politik punuan/ojn kundër njohjeve ndërkombëtare, coptimit të Kosovës,mbajn peng sovranitetin e shtetit me bandat në Veri;
Së dyti,Marëveshja e Ohrit edhe pas 15 vjet vonese(në vitin 2004 është dashur të zbatohet), gjuha zyrtare shqipe jo që nuk po e gjen institucionalizimin dhe zbatimin në praktikë por,aktualisht është humbur në lamirinthet e Komisionit të Venecias si Ligj i pazbatueshëm. Krahas kësaj po kjo Marëveshje në sensin themelor nuk u efektuizua në sasi dhe cilësi,në parametrat tjerë të rëndësishëm,mu për shkak të interpretimeve restriktive të maqedonasve,me të cilët leht u pajtuan edhe shqiptarët.Por, edhe më deprimuese për na shqiptarët këtu në Maqedoni është ajo: “Sakrifikuam” luftën këtu për të qenë të barabart me maqedonasit si shtetndërtues,fatkeqsisht ky objektiv madhor dhe i kapshëm, jo që nuk u zbatua sa duhet dhe si duhet por, realisht para nesh vazhdojn përpjekjet e sukseshme të maqedonasve të na margjinalizojn,të sakatosin shqipen si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni;
Së treti,ideja e bashkimeve në Ballkan(pavarsisht impenjimit dhe përkrahjes të dyshuar ndërkombëtare dhe të sinqert)është produkt srbomadh që intensifikohet kohë pas kohe,në veçanti pas shkatërrimit të Jugosllavisë Federative, si zonë e ndikimit srb;
Së katrti,ideja e unionit ballkanik natyrshëm se është edhe lidhshmëri teritoriale por, në sensin e vet është svidë dhe alternativ BE-së. Edhe për këtë,me këtë union nuk duhet të pajtohen shqiptarët por,edhe për një fakt tjetër të rëndësishëm, për mungesën e theksuar inteegruese brendashqiptare ( jo në kontekst teritorial) që duhet të karakterizojë çdo popull të civilizuar dhe modern;
Së pesti,shengeni ballkanik në këtë kohë dhe konstallacione gjeostrategjik( përfshi impeachmentin në SHBA dhe zgjedhjet presidenciale atje që duhet të priten për vendimet e mëdha që duhet ti marrim) por,edhe për arsye të negociatave për marëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Srbisë,pos që është i parakohshëm,i papërshtashëm,është argument i disfavorishëm për Kosovën në negociata me Srbin.Përkundrazi,fuqizon pozicionin negocius të Srbisë.
Krahas këtyre zoti Rama, me këtë iniciativ Kosovën e futni në ngrirje të mëtejme të mungesës së sovranitetit shtetror në tërë teritorin e saj por, edhe në izolimin e mëtejm të saj ndërkombëtare.Për kundërpeshë,inkurajohet Srbia për politikat ndëshkuese ndaj Kosovës. Me një nënshkrim të mini shengenit ballkanik zoti Rama, do e “anuloni” taksen si akt juridik-ekonomik të një shteti të lirë dhe sovran kundër Srbisë por, edhe do e fuqizoni luftën ekonomike kundër Kosovës dhe izolimin e mëtejm të saj. E dëshironi apo nuk e dëshironi këtë dënim,qoft edhe për një kohë të shkurtër,Kosova do e paguaj shtrejt,sepse gjithmon lufta brenda vehtes është më e kushtueshme dhe më shkatrruese.StrugaLajm

Pra,referuar këtij kuadri argumentesh, mini shengenit ballkanik nuk është interes i shqiptarëve Zot. Rama,para se të epilogoi dialogu Kosovë-Srbi me marëveshje përfundimtare. Ai është vetëm interes i Srbisë dhe në fund edhe i Maqedonisë.
Po në funksion të kësaj,shengeni mini Ballkanik që po dëshironi ta promovoni mes shqiptarëve,srbëve dhe maqedonasve, domosdo duhet të ketë një konsensus gjithshqiptar. Kosovarët në plebishit u deklaruan kundër tij. Është për keqrdhje se vetëm qeveritarët shqiptar në Maqedoni, me heshtjen e tyre po e përkrahin të njejtin,por jo edhe qytetarët shqiptarë këtu. Në këtë moment historik, për Kosovën dhe shqiptarët me rëndësi është dialogu me Srbin, jo shengeni. Prandaj, nuk duhet nxituar me iniciativën. Inkohezioni i theksuar politikë brendashqiptar(keni kontribuar mjaft edhe Ju për këtë) është arsye e fuqishme që ky proekt të pret ndërtimin e një ambienti më të mirë politikë,më mirbesues, si brenda shqiptarëve, ashtu edhe në marëdhënie me srbët dhe maqedonasit.Ndasia politike institucionale Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut është shqetsuese.Në momente të këtilla zoti Rama,nuk meren vendime të mëdha kombëtare.


Loading...
loading...