Apel për vajzat dhe femrat Shqiptare nga Gjyla Çeliku…


Apel për vajzat dhe femrat Shqiptare nga Gjyla Çeliku…
Mos u bë vegël, por dëshmo vlera!StrugaLajm

Në këtë mbrëmje iftari i lutem Zotit që të vetëdijësojë politikanët dhe biznesmenët që të mos shfrytëzojnë dhe shantazhojnë vajzat e reja!
Tmerr! Çka dëgjoj dhe lexoj është e tmerrshme!
Vetëdijësoheni o burra pleq që edhe ju keni vajza, si do ndjeheni ju si prindër po të ishit në pozitën e prindērve të tyre? A nuk ju shkon në mend që mund të jeni prindërit e tyre?
Vajzave u mësuat rrugën e gabuar për të arritur qëllimin e tyre, me një ardhmëri të errët përpara! Nëse ju u bleni një palë xhinse të ngushta 100 Euro, ajo përsëri i vesh për të joshur moshatarët e saj, jo juve, por ju jeni shumë gabim, ju bashkë me ato.
Një telefon IPhone nuk të shfaq më të pasur përpara të tjerëve, as më të bukur dhe as më të ditur. Nga historitë që dëgjoj unë urrej telefonat e ri, rrobat e reja, gjininë time e cila është skllave e dëshirave dhe jo e realitetit, gjininë mashkullore që me çdo kusht mundohet të posedojë dhe blejë gjithëçka, përfshirë edhe vajzat e mitura-bashkëpuntoret-koleget.
Ato që nuk i pëlqejnë veprimet e tyre dhe kushtëzimet, ikin nga vendlindja edhe me vendime bile, ua keni gërrdit vendin e punës. Injorantin e pashkollë kur mundohesh ta motivosh, orientosh në edukim, t’i japësh pozitë me ndikim, ai/ajo nëse i jepet mundësia të përbin për së gjalli.
A kanë faj vajzat?
Po kanë, bile shumë sepse shiten. Shitja e trupit nuk është krenaria e pozitës që t’i posedon, por dështimi yt që ti vetes ia ofron. Kujtohu dhe ti vajzë e re, sonte kur unë apeloj nga zemra! Nëse e ke bërë, mos e bëj më! Nëse shantazhohesh, denonco, sepse unë kam kuptuar që me video ju shantazhojnë dhe fotografi😢 Nëse je një vajzë e re dhe lakmon një telefon, nuk është mënyra e vetme ajo për të arritur deri te telefoni, guxo t’ia kërkosh një familjari, por edhe mua, vetëm mos u shit sepse ti nuk je mall, ti je vlerë që duhet t’i ndihmosh shoqërisë!
Fajin më të madh kush e ka?
Keqpërdoruesit, dihet. Një vajzë e mitur dhe në pubertet, duhet të ndihmohet dhe edukohet, jo të shfrytëzohet. Një e punësuar duhet të realizojë profesionalitetin dhe të dëshmojë veten, jo të bëhet vegël dhe të flijojë veten, ndaj zgjohu dhe ti që nuk je e mitur dhe shitesh për pozitë sepse pozita yte është degradimi i shoqërisë dhe familjes! Kolegu me kolegen duhet të bashkëpunojnë për të arritur në profesionin e tyre dhe të kontribojnë në shoqëri, jo për të dëshmuar epshet aty ku duhet të dëshmojnë profesionin, ndaj zgjohu edhe ti që je ne gjumin e epsheve. Një mikeshe e imja sot m’tha:
“Profesoreshe më fal që të them, boll t’shkollum kemi tash, me magjistratura e doktoratura, por kurrë nuk i edukuan epshet e tyre, si e definon ti?”
Unë e mllefosur u përgjigja:
Deformim shoqëror. Aty ku nuk ka profesionalitet ka vjedhje dhe perverzitet.
Zgjohu dhe ti që e lexon dhe mbase nuk është vonë!
Të lumtur të bën mundi yt.
Mua as mundi i bashkëshortit tim nuk do më bënte të lumtur edhe pse ndajë jastëkun me te, zyrtarisht është burri im, por çdoherë mundohem të mos shfaqem aty ku ai ka pozitë sepse më duket sikur edhe pozitën e tij do shfrytëzoj, unë jam unë, ai është ai, me profesione të ndryshme, shpesh me mendime të ndryshme por në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çdoherë me jetë të shëndoshë familjare!
Edhe ti mundesh, ndrysho!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...