Sic duket rigrupimet politike në Strugë tashmë kanë filluar dhe të gjithë partitë po synojnë të ndërtojnë ekipe më të mira prezantuese në funksion të zgjedhjeve të pritshme vendore.Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arben Labënishti i shoqëruar nga funksionerët e tjerë të kësaj strukture Dika nga Struga si dhe deputetët Afrim Gashi dhe Zeqirja Ibrahimi në rrjetin social facebook ka postuar një foto bashkë me Lavdrim Elmazin dikur kryetar i degës së PDSH-së në Strugë si dhe shef i departamentit të Arsimit në Komunën e Strugës kur kjo komunë drejtohej nga Ziadin Sela.Edhe pse akoma nuk ka asnjë prononcim zyrtar me gjasë Lavdrim Elmazi do të jetë përforcimi i radhës i Besës në Strugë.Lavdrim Elmazi pas dorëheqjes nga pozicioni i shefit të Arsimit në Komunën e Strugës aktualishtë merret me biznes .Përndryshe është një nga pedagogët e parë të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë ku kontriboi për më shumë se 10 vite.(Strugalajm.com)
