Arben Zeqiri, caktohet shef i PR-it në Aleancën për Shqiptarët

Arben Zeqiri, do të drejtojë PR-in e Aleancës për Shqiptarët

Gazetari i njohur Arben Zeqiri, nga sot do të drejtojë Sektorin për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim të Aleancës për Shqiptarët (ASH), njofton gazeta LAJM. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një takimi me gazetarë, paraditen e së martës.

Më tej Sela njoftoi se, Bashkim Bakiu është caktuar drejtor i Qendrës Analitike, ndërkaq Remzi Mehmedi, kryetar shtabi zgjedhor. “Nuk e di se si është rregulli te liderët tjerë politik, por unë çdoherë kam qenë i hapur për gazetarët dhe iu jam përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon. Por vendosëm që këtë rregull ta ndryshojmë dhe për gjitha pyetjet tuaja rreth çështjeve aktuale, kërkesave për intervista, deklarata etj, nga sot mund të iu drejtoheni Arbenit, të cilin kryesia qendrore e ka zgjedhur si person kompetent për marrëdhënie me publikun”, u shpreh Sela.StrugaLajm

Ndërkaq, shefi i departamentit per Marrëdhenie me Publikun i ASH-së, Arben Zeqiri ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka thënë se, nga pozicioni që i ka deleguar Aleanca për Shqiptarët, do të jetë edhe më i hapur në raport me mediat.StrugaLajm

“Unë edhe më herët i kam treguar kryetarit të partisë për vështirësitë që hasin gazetarët. Do të vazhdoj të jem i hapur që nga ky bashkëpunim të dalim korrekt dhe të suksesshëm”, tha mes tjerash Arben Zeqiri.

In : Aktuale

Loading...
loading...