Arjeta Veliu:Bujqësia një sektor i rëndësishëm për zhvillimin e Strugës

Gradualisht, një pjesë e struganëve po e shohin bujqësinë, dhe në vecanti blegtorinë, si një sektor ku mund të investohet dhe të sigurohet punësim edhe për të tretë.Viteve të fundit, si pasoj e krizës së tejzgjatur dhe reduktimit të vendeve të punës në sektorët e tjerë të ekonomisë, nga viti në vit në Strugë, kishte rritje  të numrit të  qytetarëve që zgjedhin të merren me bujqësi, sidomos me blegtori.Këtë fakt, e konfirmojnë edhe nga Njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, dhe nga Agjensioni për Mbështetjen e Bujqësisë në Strugë, nga ku pohoet se vërehet një interesim në rritje i struganve  për tu marrë me blegtori dhe me  bujqësi viteve të fundit,  duke e arsyetuar këtë dukur me rritjen e numrit të kërkesave për subvencionimim që vinë në këto institucione nga qytetarët.Arjeta Veliu ,përgjegjëse në Njësinë rajonale të ministrisë të Bujqësisë në Strugë, tregon se pas rritjes që u konstatua viteve të fundit nuk janë më bujqit individual që aplikojnë për një kafshë apo parcelë toke të mbjellë,gradualisht edhe në Strugë bujqësia dhe blegtoria po shihet si një biznes ku një fermer synon të ketë më shumë kafsh dhe më shumë tokë të mbjell.Sipas saj pothuajse të gjithë kërkesat e blegtorëve dhe bujqve marrin përgjigje pozitive duke ua garantuar këtë ndihmë të përvitshme nga shteti.Veliu tregon se para disa viteve kishte rreth 1200 kërkesa për subvencion, ndërsa në 2017 ka patur 1457 kërkesa ,ndërsa sivjet është regjistruar një rritje e lehtë pasi ka patur 1512 kërkesa  për subvencion.”Padyshim që në rritjen e këtij interesimi  bujqësinë sidomos vecanërisht për blegtorinë një  inpakt pozitiv kanë dhënë  politikat subvencionuese të cilat kanë rezultuar me rritjen e interesimit të qytetarëve për shtimin e kopeve me dhen dhe lopë si dhe me zgjerimin e hapësirave me të mbjella ”përfundon Veliu.Gjithashtu, edhe nga Agjensioni për Mbështetjen e Bujqësisë konfirmojnë këtë tendencë dhe pohojnë se janë gjithmon në shërbim të blegtorve dhe bujqëve duke i asistuar ata në përpilimin e dukumentacioneve të nevojshme për marrjen e subvencioneve përkatëse..Ndërkohë blegtorët strugan shprehen të kënaqur me subvecionimet por thonë se ato nuk duhet të vonohen duke kërkuar që shteti të bëjë më shumë për shitjen e produkteve të tyre të cilat në masë të madhe mbeten në mëshirë të tregtarëve.Ekonomia e Strugës nga shumë njohës  shihet si një ekonomi që është në kufitë e mbijetesës e cila nuk arrin të prodhoj mjete shtesë për një zhvillim më të shpejt.Ata ekonomin e Strugës e portretizojnë si një ekonomi në gjendje statike.Zgjidhja dhe prosperiteti për ekonominë strugane sipas ekonomistëve dhe biznesmenëve shihet te turizmi,bujqësia  si dhe zhvillimi I sektorit të shërbimeve të cilat Strugën mund ta bëjnë konkuruese dhe profitabile në aspektin e biznesit .(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...