As paratë, as drutë- ngelet e mashtruar

Në Sektorin për punë të brendshme në Shkup, dje 71 vjeçarja V.S. ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 15.00 në rrugën Alekso Demnievski nga ana e një personi të panjohur është mashtruar për 8.000 denar, transmeton Almakos.

Kryerësi viktimën e ka mashtruar në atë mënyrë derisa ajo ka qenë e ulur në shtëpinë e saj i ka ardhur në shtëpi duke i ofruar për shitje tre metra kub në vlerën prej 8.000 den.

V.S. ia ka dhënë paratë, ndërsa ai i ka thënë se për kohë të shkurtër do t`ia sjell drutë në oborr, pas së cilës ka shkuar dhe nuk është kthyer më.StrugaLajm

Policia po punon për zbardhjen e rastit.

In : Aktuale

Loading...
loading...