Arkitekti strugan, Driton Coma me banim në Austri dhuron laptop për disa nxënës në Strugë

Verdat Kolonja

Arkitekt Driton Coma ish nxënësi im, i diplomuar në VIENË dhe me punë profesionale po në VIENË – Austri, RESPEKTE.
Ju falënderoj në emrin tim dhe të nxënësve të mi, viti i dytë, drejtimi profesional teknik i arkitekturës, të cilët në pamundësi për tu pajisur me kompjuter për mbajtje të mësimit nga distanca – online, për shkaqe ekonomike, ju me zemërbardhësinë tuaj dhe bujarinë tradicionale familjare edhe në këtë rast u treguat shumë bujar dhe na dërguat laptop për NE nxënësit.
Ne, profesori kujdestar dhe nxënësit, ju falënderojmë përzemërsisht, njëkohësisht nga zemra jonë, ju urojmë shëndet, suksese në punën tuaj profesionale dhe gjithë të mirat për Ju dhe familjen tuaj.
🙏❤️🇦🇱🙋‍♂️StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...