ARM tregon se kush i plagosi dy ushtarët në kazermën e Tetovës

Në mëngjes në spitalin klinik të Tetovës janë sjellur dy ushtarë me plagë nga armë zjarri. Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës Florim Besimi, dy ushtarët kanë pasur plagë nga armër zjarri në pjesën e belit.

Ndaj tyre menjëherë është kryer intervenim kirurgjikal, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Jozyrtarisht, sipas informative të para nga kazerma e Tetovës, ushtarët janë lënduar për shkak të pakujdesisë.

Me kumtesë është paraqitur edhe Shtatmadhoria e Armatës. Sipas kumtesës zyrtare, dy ushtarët janë plagosur nga pakujdesia duke pastrur një pushka-mitraloz.
“Po merren masa për ndriçim të plotë të rastit”, thuhet në kumtesë.StrugaLajm

Dy ushtarët janë Miroslav Jovanovski i lindur në vitin 1991 nga fshati Saraçinë i cili menjëherë është futur në sallën e operacionit dhe Veli Shabani i lindur në vitin 1881 nga Shkupi, i cili për shkak të lëndimeve serioze, si rast urgjent është dërguar në Klinikat e Shkupit.

In : Aktuale

Loading...
loading...