Arr*estohet djali i Zhan Mitrev në Gjermani, ishte pjesë e celulës terro*riste të IS?

Më 12 nëntor 2019, policia gjermane shkatë*rroi një celulë terr*oriste të IS*IS dhe në operacion, tre persona u arrestuan – dy turq (21 dhe 22) dhe një maqedonas (24). Operacioni u zhvillua në qytetin gjerman të Offenbach.

I dyshuari i parë maqedonas ishte përgatitur dhe planifikuar një sulm terrorist në objektet kryesore në të gjithë Gjermaninë dhe për aksionin ai siguroi kimikate për krijimin e një bo*mbe, shkruan Agjencia Kombëtare e Informacionit Gjerman.

Sipas autoriteteve gjermane të tre planifikuan një su*lm me bo*mbë që synonte të shkaktonte sa më shumë vi*ktima të mundshme në rajonin e Rhein-Main përreth Frankfurtit, por deri më tani nuk kishte ndonjë qëllim specifik.

Zyra e prokurorit të Frankfurtit tha në dhjetor se policia ishte përgjigjur “në kohën e duhur për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme”.

170 oficerë policie ishin të përfshirë në operacion, duke përfshirë forcat speciale. Bastisja në shtëpitë e tre terr*oristëve zbuloi dokumente dhe informacione në lidhje me organizatën dhe qelizat e tjera terr*oriste.StrugaLajm

Sipas informacionit jozyrtar, maqedonasi i arre*stuar është Filan Mitrev (24) i cili kishte shtetësi gjermane dhe maqedonase. Filan ka postuar disa fotografi me motive arabe në rrjetet sociale dhe nga lista e miqve të tij shihet se ai ka komunikuar intensivisht me njerëz nga bota Arabe.

Përveç fotove me simbolikë në lidhje me idenë e IS*IS, Filan Mitrev u fotografua gjithashtu me kardiologun Zhan Mitrev, dhe sipas informacioneve jozyrtare, saktësisht Filan Mitrev është djali i Zhan Mitrev.

In : Aktuale

Loading...
loading...