Zaev: Shumica parlamentare do të rritet, tre deputetë gati të votojnë disa projekte

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se tre deputetë kanë shprehur se do ta përkrahin shumicën parlamentare për projekte të caktuar, por se tani nuk mund të zbulon emrat e atyre deputetëve.
“Përkrahja ka të bëj me disa projekte të caktuara, por kur do të vije rradha do të shihni votat”, ka thënë Zaev në TVM1, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se në periudhën e ardhshme do të ketë rritje të shumicës parlamentare, por siç tha, stabiliteti i qeverisë nuk varet vetëm nga numrat por edhe nga politikat.
Sipas tij nuk do të ketë zgjedhje parlamentare deri në terminin e rregullt në 2024.
“Tani do të ketë zgjedhje lokale, dhe 2022 dhe 2023 nuk do të ketë zgjedhje-bukur për ekonominë për bizneset”, tha Zaev.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...