Arrestohet Dragi Rashkovski, dërgohet në Gjykatën Penale

Prokuroria ka dhënë urdhër për arrestimin e ish Sekretarit të Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski si i dyshuar për keqpërdorim në lidhje me furnizimin me softuerin, i cili nuk është përdorur fare. Bashkë me Rashkovskin do të merret edhe Daniel Stançev, pronar i kompanisë INVOKA GRUP, prej të cilës është marrë softueri, shkruan a1.on, përcjell in7.

Të dy këta, Rashkovski dhe Stançev do të dërgohen para Gjykatës Penale në Shkup si pjesë e hetimeve për blerjen e softuerit. Hetimet i ka hapur dhe i drejton Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

“Do të ketë kumtesë”, ka thënë shkurt Vilma Ruskovska në lidhje me rastin në fjalë.

Përndryshe, Dragi Rashkovski konsiderohej si njëri nga njerëzit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Zaev.StrugaLajm

Softueri për të cilin janë hapur hetimet është paguar nga Buxheti i shtetit plotë 81 mijë euro./

In : Aktuale

Loading...
loading...