Arrestohet gjermani në Zvicër që plaçkiste pakot e porositura

Policia zvicerane e Qytetit të Cyrihut, përmes një informate ka arritur ta arrestojë një plaçkitës gjerman. Ai ka porositur mallra në adresë të huaj dhe nga atje i ka plaçkitur.

Një banor i Qytetit të Cyrihut, mëngjesin e së premtes ka pranuar një mesazh nga posta se së shpejti do t`i vijë pakoja e porositur. Por, ai nuk kishte porositur asgjë. Për këtë arsye, zvicerani është paraqitur tek ekipi kujdestar i postës zvicerane, pohojnë nga policia, përcfjellë Shtegu.com. Dyshohet se dikush e ka porositur pakon në emër dhe në adresë të tij. Kohëve të fundit, zvicerani shpeshëherë ka pranuar mesazhe të ngjashme nga posta se do t`i vinin pakot së shpejti, edhe pse ai nuk kishte porositur asgjë.

Përmes një informate të një dëshmitari, policia zvicerane ka arritur të arrestojë një shtetas gjerman me vendbanim në rrethinë. Ai e kishte vëzhguar ate duke marrë pakon nga kutia postare e zviceranit dhe ishte larguar. Hetuesit policorë, tek ai kanë gjetur edhe pako të tjera, prej të cilëve disa kanë qenë me artikuj ushqimorë, pajisje amvisërie dhe cigare. Që të gjitha pakot kanë qenë të adresuara në emër të tjetërkujt.StrugaLajm

Gjatë marrjes në pyetje, shtetasi gjerman e ka pranuar veprën, që përmes internetit ka porositur gjësende të ndryshme në adresa të huaja. Policia tani është duke hetuar se në sa raste ka qenë i përfshirë. Pas intervistës policore, ai i është dorëzuar Prokurorisë publike. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...