Arrestohet ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Policia ka arrestuar ish futbollistin Klodian Duro në Tiranë. Mësohet se Duro u vu në pranga pasi u denoncua nga ish bashkëshortja e tij për kanosje dhe dhunë.

Mësohet se të dy kishin pasur një mosmarrëveshje dhe Duro kishte shkuar në shtëpinë e saj për ta takuar, kur është arrestuar nga policia. Ish futbollisti ka mohuar akuzat e ish bashkëshortes për dhunë.

Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...