Arrestohet shtetasi shqiptar gjatë një përpjekjeje për të dhënë ryshfet një zyrtari policie

Arrestohet shtetasi shqiptar gjatë një përpjekjeje për të dhënë ryshfet një zyrtari policie.

Sot (18.02.2021) në orën 13.10 në vendkalimin kufitar Bllatë, në hyrje të Republikës së Maqedonisë Veriore, zyrtarët e policisë arrestuan AG (43) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrolleve kufitare, ai u përpoq të korruptojë një zyrtar policie me 50 euro për të kaluar kufirin shtetëror për të dhe fëmijën e tij.

A.G. u dorëzua në Njësinë për Krimin Ndërkufitar, Migracionin, Të Huajt dhe Riatdhetësim – Dibër për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi adekuate. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina IslamiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...