ARRIHET MARRËVESHJE VMRO-BDI PËR QEVERINË E RE !?

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re, njoftojnë burime partiake. Sipas këtyre burimeve, e vetmja “detyrë” e Mickovskit tani ka mbetur ta bindë edhe kryetarin e Levicës, Apasaiev, që të përkrahë qeverinë me kryeministër shqiptar.

Burimet e njëjta thonë se Ahmeti dhe Mickovski janë marë vesh që kryeministër i parë të jetë Llazar Elenovski, i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë edhe BDI do të ketë arsyetim se e realizoi kërkesën për kryeministër shqiptar, por edhe te anetaresia e Vmro-DPMNE-së nuk do të ketë ndonjë re’voltë, sepse duke e ditur të kakuarën e Elenovskit do ta kenë të qartë se “deklarimi i tij shqiptar është vetëm për nevoja të politikës ditore”.StrugaLajm

Zyrtarisht dy partitë nuk do e konfirmojnë këtë informacion pa arritur marrëveshje edhe me Apasievin. /GazetaLajm/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...