Arsyeja se përse mjeket mbajnë gjithmonë të veshur nallane

 

Ekziston një sërë arsyesh përse nallanet janë më të preferuara nga mjekët dhe përse pa to nuk mund ta imagjinojnë punën e tyre. Nallanet u mundësojnë infermiereve dhe mjekëve mbështetje e cila u ndihmon që të kenë më pak dhembje në këmbë, nyje, gjunjë dhe në kurriz, gjë që është shumë me rëndësi, sepse ata kalojnë mjaft kohë duke lëvizur në këmbë. Nallanet e mira janë dizajnuar në mënyrë speciale për punë në vendet të cilat nënkuptojnë qëndrim të gjatë në këmbë.

Në situata të tilla janë më të dobishme sesa atletet dhe këpucët, por gjithashtu janë të mbyllura dhe i mbrojnë gishtat.StrugaLajm

Gjithashtu ato janë të mbrojtura nga lëndimet eventuale për shkak të bisturitë të kirurgëve, goditjeve nga mjetet jo të mprehta dhe nga rrjedhja e lëngjeve të rrezikshme si edhe lëngjet trupore. Nallanet nuk kanë rripa të komplikuar megjithatë nuk janë të gjitha nallanet njësoj të mira. Nallanet për mjeket janë të punuara kryesisht nga lëkura dhe pastrohen lehtë, ndërkaq materiali është cilësor dhe i rezistueshëm. Nallanet janë të dobishme, sepse pengojnë rrëshqitjen, sepse në spitale dyshemeja vazhdimisht pastrohet.

In : Aktuale

Loading...
loading...