Artan Grubi: Absurde është të diskutosh me tre maqedonas të drejtën e dhënë nga Zoti për të folur shqip

Përdorimi i gjuhës së nënës është një e drejtë e dhënë nga Zoti, thotë Artan Grubi i BDI-së, i cili mendon se nuk duhet aspak të ketë diskutim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht me tre maqedonasit, përcjell TS.

“Isha në dilemë gjatë gjithë ditës nëse duhet të marr pjesë në emision, pasi e shoh të paarsyeshme të flas për përdorimin e së drejtës të dhënë nga Zoti për përdorim në gjuhën amtare për çdo përdorim të çfarëdo qoftë, sidomos me ju tre maqedonas”, tha Grubi në Top temë, ku ai debatoi me Antonio Milososki të VMRO-DPMNE dhe deputeten e Partisë së re Socialdemokrate, partner i koalicionit të LSDM-së Sonja Mirakovska.StrugaLajm

Sipas tij, absurde është reagimi i të gjitha partive maqedonase, madje edhe mediave, dhe se tema kryesore dhe më e nxehtë duhet të jetë Ligji për gjuhët për përdorimin e gjuhës shqipe.StrugaLajm

“Ligji është zbatuar tash e një vit dhe ne shohim që Maqedonia ende e implementon, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia ende e zbaton dhe ne ende jemi duke diskutuar për çështjet e brendshme, vetëm se po fitohet kohezioni në këtë shoqëri. Shteti nuk mund të presë që qytetarët të jenë besnikë, nëse edhe shteti nuk është besnikë ndaj tyre. Asnjë maqedonas nuk u detyrua të mësojë shqip, dhe as nuk u ndëshkua”, tha Grubi./TS

In : Aktuale

Loading...
loading...