Artin Spahiu ,,denoncon” korrupsionin brenda BDI-së, “falë meje u bënë disa me luks përrallor”!

Antari i Kryesisë së BDI-së dhe analisti politik Artin Spahiu ka shfaqur sërish pakënaqësitë e tij ndaj zhvillimeve brenda partiake .

Ai është i lumtur që ka ndërgjegjen e pastër por i pengon luksi përrallor i “disave” që kanë keqpërdor pushtetin dhe në kurriz të aktivistëve të rëndomtë janë bërë të pasur.

Lexojeni tekstin e Spahiut:StrugaLajm

“Sa jam i pastër në ndërgjegjen time për gjithçka kam bërë në jetë, aq po më ngacmon ndërgjegja se, falë kontributit tim dhe shumë tjerëve dikujt i është dhënë pushtet, ka keqpërdorë pushtet, ka vjedhë, ka krijuar kapital të majmë-të pa arsyetueshëm dhe luks përrallor në kurriz tonin-të të gjithëve ne”!

In : Aktuale

Loading...
loading...