As diazepami s’na ndihmon më!

Sikur t’i zgjidhte problemetdiazepami, po ai vetëm zbut gjendjen e stresit një ditë, por vaji, sheqeri, mielli, nafta,…gjithçka mbeten problem për ditën tjetër! Edhe me sa diazepamë do të helmohemi tash kur u kthye aksciza a karburanteve të naftës dhe u larguan kufizimet nga masat e qeverisë për disa çmime të artikujve elementarë të cilat shkuan në nivele që s’i kishim menduar…. vetëm mund të supozojmë

Nga Daut DAUTI

  1. Ka plot lajme të rrejshme dhe kjo s’na bën përshtypje. Ka dhe ndonjë që s’ka rëndësi nëse është i rrejshëm, apo i vërtetë, kur ne vetë shohim me sytë tanë ç’po na ndodh. E ndjejmë në lëkurën tonë…

Dhe këto ditë u dha një lajm i tillë, në dy “pjesë”. Një lajm që nuk përfundon aty, ndodh shpesh kjo me ngjarjet që shtyjnë njëra tjetrën me zhvillimet rrufe…Një mjek të mërkurën kishte lajmëruar një statistikë ditore se janë shitur 6200 kuti diazepam, dhe për këtë kishte shprehur shqetësim. Por, ky fakt kishte qenë vetëm për një paradite, sepse mjeku kishte dhënë një shifër tjetër më vonë, sepse shitjae diazepamëveasaj dite kishte mbërritur në 15.700 kuti! Portali ku e lexova shkruante se kjo statistikë e ka shqetësuar tejmase opinionin se çfarë po ndodhë me popullin, respektivisht, çfarë brengash kanë njerëzit tanë që po blejnë kaq shumë diazepamë. Është çështja me krizën financiare, apo pasoja nga pandemia? Sa për krahasim, për të parë fenomenin e diazepamëve, para disa muajve mjeku paska njoftuar se gjatë vitit 2020 ishin shitur 1,310,000 receta për diazepam, rreth 300.000 më tepër se në vitin 2015.Advertisements

Siç dihet, diazepamin njerëzit e marrin si qetësues ndaj gjendjeve të pasuara me frikë, shqetësim, mbingarkesë, pagjumësi, sulme të panikut si dhe ngërçe muskulore, ndaj dhe përdorimi i tij mëton t’i amortizojë këto gjendje. Por…StrugaLajm

…Lidhur me lajmin e mësipërm, në të cilin ramë në grackë, gazetari Goran Mihajllovski kishte bërë një “hulumtim” të shkurtër dhe kishte ardhur në përfundim se ai lajm është i pakonfirmuar nga institucionet, sepse një lajm i ngjashëm është i vjetër dhe daton nga viti 2013(!?), me burim Fondin e Shëndetësisë.

Megjithatë, tash, kur e gjithë bota më shumë se dy vjet e “bombarduar” me frikën nga kovid 19-shi (me arsye, gjithsesi), kur tash është e preokupuar me luftën e Ukrainës dhe fundin e saj kushedi kur dhe si refleksion i kësaj, të ballafaquar me kërcënimin e luftës nukleare, me mungesa ushqimi dhe çmime marramendëse për gjithçka (ushqimi, nafta, gazi…), atëherë nuk është çudi që të jetë e vërtetë “matematika” brengosëse e mjekut për diazepamët. Sepse, është shumë e pritshme të ketë një dinamikë krejtësisht të re të shqetësimeve individuale e kolektive, me shumë pasiguri ekzistenciale, që,duke llogaritur vetëm ditët aktive kur shkruhen receta mjekësore, të arrijë në 4 milionë diazepamë për një vit! Pothuajse tri herë më shumë se ajo shifër që paska qenë zyrtare dhe e vjetër pothuajse dhjetë vjet! Sikur edhe i vjetër të jetë lajmi, nëse në postimin e ri në facebook, mjeku të ketë dhënë të dhëna zyrtare(një mjek me emër e mbiemër, nuk do të kishte nevojë të spekulonte), atëherë çështja edhe nuk duket aq larg së vërtetës.

Eh, sikur t’i zgjidhte problemet ky “pusto” diazepami, po ai vetëm zbut gjendjen e stresit, e vaji, sheqeri, mielli, nafta,…gjithçka mbeten problem për ditën tjetër! Edhe me sa diazepamë do të helmohemi tash kur u kthye aksciza a karburanteve të naftës dhe u larguan kufizimet nga masat e qeverisë për disa çmime të artikujve elementarë të cilat shkuan në nivele që s’i kishim menduar…. vetëm mund të supozojmë. S’na ndihmon gjë diazepami para këtij realiteti që s’ka asnjë shenjë optimiste. Është vetëm fillimi i teposhtëzës.StrugaLajm

  1. Në këtë lajm, në anën tjetër është interesant edhe diçka tjetër. Sepse më tërhoqi vërejtjen një lajm se si një moderator i njohur me një kolege të tij moderatore, poashtu të njohur, kishin bërë dasëm madhëshore në Itali! Eu, thashë me vete, çka po hazdisen këta shqiptarë të medias, kur dikush më tha, e ke gabim ata nuk janë martuar tash, por shumë kohë më parë! Tash është çështja e hazdisjes së tyre në moshë të shtyrë të bëjnë dasëm ra në plan të dytë, sepse ishte vetëm një truk titulli për një përmbajtje krejtësisht me kontekst tjetër!

Gjithçka janë “truke” për të tërhequr lexues, më thotë një koleg.

Fenomeni i manipulimit me lajme të këtilla vë në pikëpyetje kredibilitetin profesional të portaleve dhe kërkon një qasje serioze nga stafi profesional dhe vetë organizatavegazetareske e gjer te qasja institucionale, edhe pse një dreq e di se si mund të vihet rend në këtë det portalesh, kur nuk u dihet as numri, as pronarët, e as kush shkruan e redakton lajme në to! Në to, pa bilgajrihak dikë me dikë e hidhërojnë, e përçajnë, e pastaj e pajtojnë, e ndajnë gruan prej burri, burrit i gjejnë dashnore, e gruas lidhje tjetër të fshehtë, pastaj e kthejnë çiftin e ndarë si ka qenë…Nuk është lehtë të gjindesh në këtë kaos.

  1. Është një “gjetje”…Jo, s’më pëlqen fjala “gjetje” më duket si kalk, ndonëse nuk e di nëse është ose jo. Do të kisha parapëlqyer “zbulim” ose “shpikje”, kjo e fundit ndoshta më saktë e përshkruan fenomenin interesant që na është shfaqur. Këtë fenomen e zbuloi kryetarja e Komisionit të Antikorrupsionit, që bie gjithsesi në fushëveprimin e këtij komisioni, ama, gjërat janë të fshehura si këmbët e gjarprit.

E s’ka si të mos jetë edhe interesant edhe i çuditshëm, edhe lucid, njëkohësisht. Shumë funksionarë, të cilët e dijnë veten se “mund” të kenë gabuar gjatë funksionit të tyre, me ndonjë veprim të (para)menduar mirë për përfitim dhe i frikohen ditës kur të ikin nga funksioni,madje edhe duke qenë në funksion mos të ndiqen dhe çka bëjnë: gjithë pronën e tyre, përfitim nga funksioni ose dhe që e kanë pasur nga më parë, ua përshkruajnë në pronësi njerëzve të tjerë! Sepse, në rast gjykimi, t’i ikin konfisikimit të pasurisë për të mbuluar dëmet që i kanë bërë shtetit.

S’ka fjalë, shpikje e mençur. Sepse, nëse e kanë në pronësi të tyre, në fund të një mandati gjithçka që kanë përfituar, duhet ta deklarojnë te Komisioni i Antikorrupsionit dhe nëse ka dallime drastike, ajo tërheq vëmendjen dhe nuk lihet pa u vënë në dyshim. Në anën tjetër, në ardhtë puna për gjykim, edhe në i dënofshin, të paktën mbrohen nga humbja e pasurisë…

Në gjithë këtë luciditet, ka edhe një rrezik, e ky që ata të cilëve ua kanë hedhur pasurinë, mund të bëhen pishman dhe të thonë, e të mos ua kthejnë pronën! Atëherë s’do të mund t’i hedhin në gjyqe e të thonë se është pronë e tyre që e kanë tjetërsuar përkohësisht sa t’u kalojë rreziku i përndjekjes!

  1. Jo, jo, nuk është se nuk kam me se ta përfundoj këtë tekst, larg qoftë, nga të kthehesh ke tema. Po, ama sherrin ma bëri interneti, sepse sa desha të shikoj se si shkon situate në botë, kur, ja, titulli në anglisht që me anglishten time të arnuar, arrita të kuptoj se gjykata e ka shpërblyer (awarded) Xhoni Depin me 10.35 milionë (pat kërkuar 50 milionë), ndërkaq ish-bashkëshorten e tij, Amber Herd, me 2 milionë! Me një logjikë politike, kjo i bie një lloj kompromisi, edhe njëri, edhe tjetri fitues! Ama, pavarësisht si kam qëndruar(keq!) me matematikën në gjimnaz, logjika më thotë se nëse njëri është “shpërblyer”me dhjetë milionët e tjetrës, ndërkaq ajo me dy milionët e atij, atëherë del se megjithë “fitoren e të dyve”, zonja na del kokëçarë për 8 milionët që duhet t’ia paguajë ish-burrit… Sigurisht gjatë vikendit do të flej rehat, sepse isha në anën e aktorit, pasi nuk i duroj hujet e femrave lajkatare që duan të dalin nga anonimiteti duke bërë skandale…dhe të përfitojnë materialisht.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)


Loading...
loading...