ASH-AAA: Çmimi i rrymës të ulet për 20 për qind

Koalicioni ASH-AAA ka reaguar kundër vendimit pë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ata kërkojnë që çmimi i energjisë elektrike të zvogëlohet për 20% minimum me qëllim që qytetarët të kenë lehtësi deri në tejkalimin e pandemisë, ndërkaq të rishikohet edhe tarifa industriale për bizneset. Nga ASH-AAA thonë se janë të gatshëm që me çdo kusht t’i dalin në krah qytetarëve duke i mbështetur plotësisht në kërkesat e tyre.

StrugaLajmStrugaLajm

“Fatkeqësisht edhe në kohë pandemie qeveria nëpërmjet enteve rregullatore është vendosur në mbrojtje të monopoleve dhe oligopoleve duke e rënduar edhe më tej situatën e qytetarëve. Është më se irritues fakti se shteti ynë këmbë kryq po vazhdon të luajë me fatin e qytetarëve të vet! Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7.4 % është rritje drastike që nuk do të ishte arsyetuar as në kohë normale, e aq më pak mund të arsyetohet në kohë krize kur qytetarët i kanë të ardhurat e zvogëluara”.StrugaLajm

Nga koalicioni ASH-AAA shtojnë se në vend se të ndihmohen qytetarët ata po ballafaqohen gjithnjë e më shumë me shpenzime shtesë. Arsyetimi se kjo rritje bëhet për shkak të të ardhurave të zvogëluara në këtë sektor është skandaloz, pasi që qytetarët kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë faturat e rrymës elektrike edhe në kohë krize pa asnjë dallim.

In : Aktuale

Loading...
loading...