ASH: Dënojmë sulmin qyqar ndaj profesorit Sinadinovski, MPB ti gjej dhunuesit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me aktin barabar të rrahjes së akademikut Branislav Sinadinovski.

“Dënojmë ashpër sulmin qyqar ndaj profesorit Branko Sinadinovskit i cili njëherit është edhe Themelues i Bashkësisë Fetare te Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni. Sulmi ne fjalë edhe njeherë dëshmon se në Maqedoni, janë shkelur dhe vazhdojnë e te shkilen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të individit sidomos kur keto liri jane te lidhura me shqiptarët. Sulmi fizik ndaj profesori dhe intelektuali shqiptar siç është profesori Sinadinovski tregon shkallën e sigurisë dhe papërgjegjësisë institucionale.”, thekson ASH.

Nga kjo parti kërkojnë nga organet e rendit që sa më shpejt ti gjejnë autorët e këtij akti vandal dhe turpshëm si dhe ti zbulojnë motivet dhe porositësit e këtij akti të rëndë dhe të pa pranueshëm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...