ASH-ja e Selës hedh në gjyq koalicionin ASH të Veselit dhe Ostreni!

Partia “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës ka dorëzuar në Gjykatën Administrative aktpadi kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemës së njëjtë në listat zgjedhore.

Lajmin e konfirmoi avokati i partisë së Selës Halil Fetai. Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh nga momenti kur dorëzohet padia, që ta shqyrtojë të njëjtën dhe të jep mendimin e saj lidhur me lëndën përkatëse.

Nga ana tjetër Vesel Memedi i RDK-së insiston se nuk heq dorë nga emri, ngjyrat dhe logoja e partisë, dhe se në zgjedhjet lokale do të garojnë me po të njëjtin simbol. Ditë më parë partia e Selës kërkoi nga KSHZ-ja shqyrtimin e kësaj çështjeje, por nga ky institucion thanë se një gjë e tillë nuk është në kompetencën e tyre.

Nga KSHZ thanë se për ta emërimi i të dyja palëve me emër të njëjtë nuk paraqet pengesë juridike dhe se për KSHZ-në janë të pranueshme, njofton Alsat-m.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës është regjistruar më 7 shtator 2017 me adresë në Tetovë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët është regjistruar më 14 shtator të këtij viti me adresë në Çair.StrugaLajm

Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, LR PDSH, RDK dhe Uniteti garuan si koalicion parazgjedhor me emrin “Aleanca për Shqiptarët” dhe siguruan tre deputetë së bashku.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale fillon pas katër ditësh ndërsa e njëjta do të zgjasë deri më 13 tetor. Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor ndërkaq raundi i dytë është caktuar për më 29 tetor.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...