ASH-ja i dërgon Zaevit mesazh për emrin
Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qendrore ku ka dalur me qëndrimin e saj lidhur çështjen e emrit dhe propozimin e fundit Republika e Maqedonisë së Ilindenit.
“Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim politik dhe strategjik i pakompromis i Aleancës për Shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët ripërsërit qëndrimin e sajë se është kundër çdo tendence për të sllavizuar emrin e shtetit në cfardo lloj forme qoftë. Në lidhje me informatën e liferuar në opinion për propozimin e ri të shtetit, Aleanca për Shqiptarët konstaton se ky emërtim është goditje e rëndë mbi karakterin sekular të shtetit si një ndër themelet bazë të demokracisë liberale.”, theksohet në komunikatën e ASH-së.
Kryesia e kësaj partie po ashtu përkrah përpjekjet e faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të kontestit me Greqinë në lidhje me emrin e shtetit.
“Gjithashtu i rikuojtojmë kryeministrit të vendit që shqiptarët në Maqeoni në këtë proces të rëndësishëm politik nuk mund të përfaqësohet nga dikush që është i delegjitimuar radhazi nga votuesit shqiptar në disa cikle zgjedhore.”, theksohet në vendimin e ASH-së.