ASH me një këmbë jashtë Qeverisë

“Në Qeveri me siguri më nuk do të marrë pjesë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa vendin ministror të Shëndetësisë do ta marrë LSDM-ja. Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë do të duhet të ndodhë javën e ardhshme”, shkruan MIA, duke u thirrur në burime qeveritare

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, të enjten konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me përbërjen qeveritare. “Kanë përfunduar ato punë midis Ahmetit dhe Zaevit”, tha shkurt në Parlament Grubi pas përfundimit të konferencës për shtyp në lidhje me debatin e amendamenteve për ligjin për gjuhët. Në ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji, i cili mori pjesë në vazhdimin e debatit të amendamenteve, nuk deshi të japë deklaratë për atë nëse do ta mbajë funksionin e ministrit, por tha se kjo varet nga marrëveshja midis partnerëve të partive politike në koalicion në Qeveri. Në ndërkohë, përveç ministrit të Shëndetësisë, atij pa resor e që ka investimet e huaja dhe zëvendësministrit të Arsimit, kabineti qeveritar ka mbetur i zbrazët edhe me një post ministri pa resor – atij të Samka Ibraimovski. Braktisja të enjten e pozicionit ministror të Ibraimovskit megjthatë paralajmëron ndryshime të mëdha në përbërjen qeveritare. Sipas informacioneve të Agjencisë Shtetërore të Lajmeve – MIA, do të bëhen edhe ndryshime të tjera në përbërjen qeveritare përveç plotësimit të vendeve vakante. “Në Qeveri me siguri më nuk do të marrë pjesë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa vendin ministror të Shëndetësisë do ta marrë LSDM-ja. Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë do të duhet të ndodhë javën e ardhshme”, shkruan MIA, duke u thirrur në burime qeveritare. Në ndërkohë, ish-ministri Ibraimovski kthehet si deputet në Parlament në vendin e Vasko Kovaçevskit, i cili gjithashtu dje dha dorëheqje dhe që të dy janë nga Njësia e pestë zgjedhore. “Nuk mundem konkretisht të them gjithçka, por do të ketë konkretisht në vendin tim, nuk është i plotësuar vendi ministër pa portofol, ministër i Shëndetësisë… Do të ketë mjaft risi dhe turbulenca në këto vende. Presim që të kemi Qeveri më stabile, se do të vazhdojnë reformat, siç kemi filluar, këtu nuk ndalojmë dhe konsideroj se do të ketë ministra cilësorë edhe nga njëra edhe nga pala tjetër. Koha do të tregoj se si do të lëvizin gjërat. Por besoj tek kryeministri dhe Qeveria se do të ketë prosperitet dhe të ardhme në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Ibraimovski për MIA-n. Lidhur me atë se pse ka vendosur që vendin ministror ta zëvendësojë me vend deputetësh, thotë se kjo është për shkak se romët nuk kanë përfaqësues në Parlament. “Në vendin tim ministror gjithashtu do të jetë një rom intelektual, avokat me përvojë të madhe dhe konsideroj se do ta vazhdojë programin tim edhe në kabinetin tim”, deklaroi Ibraimovski. (koha.mk)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...