Sot mbledhja e parë e përbashkët ndërmjet Qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë do ta mbajnë seancën e përbashkër ndër-qeveritare në Pogradec, Shqipëri.

Në pajtim me programin, është paraparë kryeministri shqiptar Rama dhe përfaqësuesit qeveritar të Shqipërisë të organizojnë pritje solemne për kryeministrin Zaev dhe delegacionin qeveritar të Maqedonisë, pas çka do të mbahet seanca e përbashkët ndëmjet dy Qeverive, ku d të ketë fjalime hyrëse të kryeministrave, ndërsa në fund dhe ceremoni për nënshkrime të dokumenteve për bashkëpunim.

Në seancën e përbashkët të Qeverive janë paraparë bisedime në më shumë tema për përparimin e bashkëpunimit dypalësh në sferën e lidhjes infrastrukturore, ndërtimin e Korridorit 8, lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimit të materialeve dhe dhërbimeve dhe përforcim të bashkëpunimit në sferën e sigurisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...