Në një reagim të Aleancës për Shqiptarët dega në Strugë akuzohet Komuna e Strugës se po lejon uzurpimin e pronës publike .”Plazh i ri po bëhet gati. Komuna po vazhdon avazin e vjetër. Ekspertët e ndërtimeve pa leje dhe uzurpimit të pronës publike janë vënë në aksion. Sezoni i ri po afron dhe sponsorët partiakë duhet të kënaqen me nga një copë plazhi”thuhet në reagimin e degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.(Strugalajm.com)