ASH-Strugë:Profesori i Merkos vendos për tenderet!?

Në vend të urimit për një vit të mbarë shkollor, dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë, do të publikojë skandalet e shumta që kjo qeverisje lokale po i bën në sferën e arsimit.
Po fillojmë me prishjen e tenderit për transport të nxënësve në Shkollën e Mesme Komunale – Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”.
Sipas informatave tona shumë të sigurta, këto ditë është prishur tenderi vetëm që fitues i tij të jetë kompania e afërt me drejtuesin e universitetit privat të Merkos, gjegjësisht kompania e mikut të “profesor-oskit”.
E njëjta nuk ndodhi në “Niko Nestor”, por veç në “Ibrahim Temo”, ku drejtori i shkollës është kërcënuar me humbje të funksionit në rast se nuk do ta prish tenderin. Përveç kësaj, kërkohet që në tenderimit e radhës, si kushte për ta fituar tenderin të vendosen kushtet që i plotëson vetëm firma e “mikut” dhe askush tjetër. Këto veprime skandaloze e dëmtojnë rëndë zhvillimin e procesit arsimor në Gjimnaz. Ju kujtojmë se gjatë qeverisjes sonë me komunën filluam të paguajmë borxhet e mëdha në shkollat e Strugës, të shkaktuara nga qeverisjet e para të Merkos. Ne i zhbllokuam xhirollogaritë e të gjitha shkollave dhe paguam shumicën e borxheve që shkollat të funksionojnë pa pengesa.
Këto veprime tuaja akoma më shumë e rëndojnë zhvillimin normal të procesit arsimor.
Kështu siç keni nisur, nuk do mend se jeni duke i çuar shkollat tona atje ku i latë para viti 2013. Të bllokuara nga të gjitha anët dhe të lëna në mëshirë të fatit.
Në ditët në vazhdim, do të vazhdojmë të publikojmë edhe skandale tjera rreth procesit arsimor, kuadrove “adekuatë” dhe shumë të tjera!

Aleanca për Shqiptarët-StrugëStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...