ASH:Automjetet e Komunës së Strugës shfrytëzohen për promocionin e Universitetit privat të Merkos

Furgoni i tipit FIAT me targa SU1018AB dhe automjeti i tipit Audi me targa SU5554AC,të dyja në pronësi të Komunës së Strugës, janë vërejtur në dy raste në vende të ndryshme në Republikën e Shqipërisë, duke bartur profesorë, studentë dhe pjesëtarë të stafit teknik të Universitetit Privat të Ramiz Merkos.
Në këtë periudhë po bëhet promovimi i këtij universiteti nëpër shkollat e mesme të Shqipërisë dhe siç duket Doktor Kryetari ashtu siç e ka pasur zakon edhe më herët, po shfrytëzon çdo mjet dhe metodë për përfitime personale.
Pyesim kryetarin, vallë prandaj po harxhoni 100 mijë euro për automjete të reja nga paratë e struganëve, që me ato automjete të promovoni bizneset private tuajat dhe të tajfës suaj?

Aleanca Për Shqiptarët-StrugëStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...