Helmoi vjehrrën, gjykata ia shqiptoi këtë dënim nuses 21 vjeçares

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Marjana Cmetën, nusja 21 vjeçare që helmoi vjehrrën.

Vendimi është marrë këtë paradite, ndërsa hoxha Hysen Shehu, ku Marjana u rrëfye dhe ish-vjehrri, Agim Lami u lanë në detyrim paraqitje.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017, ku u raportua e vrarë Lirije Lami, shkruan Top Channel

Pas hetimeve gati një vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të këtij viti.StrugaLajm

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më 13 mars, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

In : Aktuale

Loading...
loading...