Astrit Merko me nxënësit e Strugës më të mirë në Maqedoni në futbollë !

Kampionët e vërtetë nga duart e trajnerit

Astrit Merko

    Më datë 12.05.2017 në qytetin e Kumanovës u mbajtën garat shtetërore në futboll për shkollat fillore. Pas kualifikimit me vend të parë në garat regjionale në to mori pjesë edhe formacioni i ekipit shkollor ,,Vëllezërit Milladinov” – Strugë me 19 nxënës të saj në krye me trajnerët Astrit Merko dhe Marijan Qushkoski.

Në derbin e gjysmëfinales u përballën me shkollën ,,Aleksandar Makedonski” – Shkup, këtu ekipi i struganevë kryesoi me 2-0 duke u plasuar në finale ku u ndesh me ekipin e shkollës ,,Hristo Uzunov” – Shtip i cili pësoi një humbje me rezultat 4 – 0 nga ,,Vëllezërit Milladinov” – Strugë me çka ky i fundit u rradhit në piedestal – në vend të parë të Republikës.

Me këtë fitore të bindshme Struga dhe struganët grabitën edhe një trofe më se të merituar duke mos lënë pikë dyshimi se shkathtësitë sportive trashëgohen nga trajnerë cilësor.StrugaLajm

E bukur ndjenja e të qënit i pari, faleminderit që na bëtë krenarë. Urime!

Një faleminderim edhe më i veçantë shkon për kompaninë LN – projekte, me pronar Lulzim Nasufi i cili na doli në ndihmë për të arritur këtë fitore duke i mbuluar një pjesë të harxhimeve për transportin.

image-0-02-05-537003400e61a1030bb52ee77e444de903733efb2a162b3db32fa9708ea54788-Vimage-0-02-05-b8ee71423eff08c1a6e1d577adae48c2ca8ebec262bd86ea0beff76f53b279ab-V

In : Aktuale

Loading...
loading...