Aktuale
Australianët i falenderohen zotit, reshje të mëdha shiu përfshijnë vendin
Reshjet e mëdha të shiut dhe stuhitë e kanë përfshirë një pjesë të bregdetit lindor të Australisë, duke bërë që disa zjarre në natyrë të fiken, por edhe duke paraqitur rrezik për vërshime në zonat e banuara.
Moti me shiu përfshiu rajonet Victoria, New South Wales dhe Queensland, të cilat janë goditur rëndë nga zjarret për disa muaj me radhë. Disa rrugë të rëndësishme në Queensland janë mbyllur dhe disa vendbanime mbetën pa rrymë në Queensland si pasojë e motit me shi e stuhi.