Austria do t’ia ndërpret ndihmat sociale 167 mijë familjeve, mes tyre edhe shqiptarë

Partia e djathtë Popullore Konservatore (VP) dhe ajo e ekstremit të djathtë Partia e Lirisë (FP) në pushtet në Austri, kanë planifikuar të ndërpresin ndihmat emergjente sociale për më shumë se 167 mijë familje sociale.

Plani i ri lidhet me integrimin e ndihmës emergjente sociale me përfitimet e përkohshme të papunësisë.Të papunët afatgjatë pritet të integrohen me përfitime minimale. Të dhënat e fundit kanë treguar se rreth 167000 persona pritet të preken nga ky vendim.

Por ky vendim nuk do të lë pa prekur edhe familje shqiptare që jetojnë në Austri dhe që së fundi jetojnë me këtë asistencë që varion nga 400 deri në 1000 euro, varësisht nga numri i anëtarëve të familjeve.StrugaLajm

Sipas të dhënave të Statistikave të Austrisë dhe Shërbimit të Tregut të Punës (AMS) shumica e personave të prekur nga ndërprerja e ndihmave emergjente janë burra (101500).StrugaLajm

Rreth 135 200 persona kanë marrë ndihma financiare me vlerën e 880 eurove ose më pak në muaj, duke përfshirë përfitimet familjare për partnerët dhe fëmijët. Teorikisht, nuk ka asnjë kufizim se sa kohë mund të qëndrojë në ndihmë sociale emergjente një person, por mund të lejohet vetëm për 52 javë.

In : Aktuale

Loading...
loading...