Autostrada Strugë-Ohër-Kërçovë po vonohet!

Më shumë se një muaj nuk ka aktivitete ndërtimore në seksionet e autostradës Kërçovë – Ohër. Në shumë vende nuk ka asnjë makineri, dhe aty ku ka, disa nga makinat nuk punojnë.

Ka dyshime se kjo autostradë e rëndësishme nuk do të përfundojë deri në afatin e caktuar, apo deri vitin e ardhshëm.

 Intensiteti është reduktuar shumë. Duhet të formohet qeveria, të përshpejtohen punimet dhe rruga të bëhet – thotë një banor i zonës.

Nga Ndërmarrja “Rrugët shtetërore” nuk u përgjigjën për dinamikën e ndërtimit të autostradës. Enti shtetëror i revizionit ka konstatuar se afati për përfundimin e ndërtimit të autostradës prej 57 kilometrave, që fillimisht ishte planifikuar për në fund të janarit të vitit 2018, do të shkelet. Është konstatuar edhe vonesë në pjesën e punëve ndërtimore, por edhe në pjesën e realizimit financiar. Ndërkohë më shumë se një mijë qytetarë kanë konteste me shtetin për çmimit e ofruar për shpronësimin e tokës për ndërtimin e autostradës. Ata kërkojnë që shteti të paguajë me çmimet e tregut, që në vendet më tërheqëse, si përshembull në dalje të Ohrit janë nga 20 deri në 50 euro për metër katror.

 Sipas bartësit të shpronësimit dhe byrosë për ekspertizë gjyqësore çmimet për metër katror janë qesharake nga 40- 1,200 denarë. Në Gjykatën Themelore në Ohër, janë ngritur shumë procedura. Ndoshta do të përfundojë autostrada, ndërsa kompensimi për tokën e shpronësuar nuk do të paguhet – thotë avokati Vllado Çingoski.

Ndërtimit i autostradës është financuar nëpërmjet huamarrjes nga Exim Banka kineze në vlerë prej 374 milionë euro./ALSAT-M/

In : Aktuale

Loading...
loading...