Autostradës drejt Strugës dhe Ohrit i duhen edhe tre vjet

Zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër

Afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër do të zgjatet për rreth tre vjet me aneksin që do të lidhet me firmën kineze “Sinohidro”, ndërsa për një shumë shtesë për të cilën do të lidhet një aneks tjetër nuk dua të spekuloj, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në emisionin televiziv “Top Tema” në TV Telma.StrugaLajm

Opinioni, siç theksoi ai, duhet të jetë në dijeni për boshllëqet dhe shuma shtesë mbi këtë bazë do të shpallet pas vlerësimit të bërë nga shtëpitë e njohura botërore. Aneksi për paratë shtesë, premton Sugarevski do të shpallet publikisht.StrugaLajm

Realizimi i autostradës tani është rreth 50 për qind, ndërsa kontrata aktuale e ndërtimit është 374 milionë euro. Sipas dinamikës së ndërtimit, këtë vit, siç tha ai, duhet të përfundojë autostrada Miladinovci – Shtip, ku gjithashtu u zgjat afati i ndërtimit. Investimi në infrastrukturën rrugore këtë vit, sipas Sugarevskit, do të arrijë në 270 milionë euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...