AUV:Ndalohet uji për pije në Strugë (Dokument)

Nga Komuna e Strugës kanë informuar se nëpërmjet një shkrese janë njoftuar nga AGJENSIONI PËR USHQIM DHE VETERINARI-STRUGË, në bazë të ligjit 127 alineja 1 nga ligjit për siguri të ushqimit ka konstatuar se,UJI PËR PIJE NGA UJËSJELLËSI I QYTETIT TË STRUGËS- NDALOHET PËR PIJE. Agjensioni për Ushqim dhe Veterinari Njësia në Strugë, ka informuar Komunën e Strugës se në bazë të analizave laboratorike të realizuara nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, Uji për pije nga UJËSJELLËSI I QYTETIT NDALOHET PËR PIJE- sepse është konstatuar rritje të ndotjes,rritje të vlerave të njgjyrës që paraqet mundësi potenciale për kontaminim mikrobiologjik të ujit për pije.Agjensioni për ushqim dhe Veterinari ,njësia në Strugë urdhëron NNP PROAQUA,Njësia në Strugë , të SIGUROJNË ujë të sigurtë për pije për qytetarët e vet.DERI NË SIGURIMIN E UJIT TË SIGURTË PËR PIJE,UJI TË VLOHET 10 MINUTA.(Strugalajm.com)

Vendimii Agjensionit për ushqim dhe Veterinari,Njësia në Strugë:

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...