Avdi Lena,njeriu i tavolinës dhe humorit strugan (Retro)

Edhe pse tanimë u afrohet të gjashtëdhjetepesave, Avdi Lena ruan një origjinalitet që nuk ka të dytë,falë natyrës së tij shpotitëse dhe moskokëqarëse, duke mbetur një nga struganët që provokon gjithmon me batuta dhe humorin e tij karakteristik, edhe pse tashmë prej vitesh i larguar nga gazetaria aktive shkruan strugalajm.com.

Është nga gazetarët e parë që ka trajtuar humorin, si atë të shkruar apo atë radiofonik në gazetën ’’Bota e re’’,’’Zëri i Rinisë’’ në Radio Prishitinë si dhe autor i shumë emisioneve në radio dhe Televizionin e Prishtinës që në fillimvitet e shtatëdhjeta e deri në vitin 1991 kur ky institucion u okupua nga regjimi serb.Pas, kthimit në Strugë, është një nga drejtuesit e revistës së parë humoristike, në gjuhën shqipe, në Maqedoni ’’Pyka’’, e cila edhe pse nuk e pati jetën e gjatë, në vitet e nëntëdhjeta, ishte një nga mediumet që solli një frym tjetër në hapësirën mediatike të shqiptarëve në Maqedoni.Avdi Lena, është një nga pijetarët e dalluar të Strugës, i cili kur pyetet për angazhimin e tij momental duke mos u larguar për asnjë cast nga humori karakteristik që ka tashmë pjesë të personalitetit të tij, thotë se paradite është i angazhuar në Qendrën për Kulturë në Strugë, ndërsa pasdite vendoset në selitë alternative në ’’Vanila Sky’’ dhe në kafe ’’Drilon’’ku shoqëri i bën rakia dhe shoqëria.Vokacionin e tij më afër kulturës dhe humorit e ka filluar që ditët e gjimnazit ku bashkë me Xhevat Limanin dhe nxënës të tjerë bëhen pjesë e projektit ’’Akraballëket’’, të Kristo Floqit, komedi e cila rezultuar shumë e sukseshme për atë kohë.Pas, zhvendosjes në Prishtinë, për studime në vitin 1972 fillon të shkruaj poezi humoristike në mediat e asaj kohe, duke bashkëpunuar me ’’Bota e re’’, ’’Zëri i Rinisë’’, me redaktor Fatmir Sejdiun,Agim Mala,Zeqir Gërvalla,Qani Mehmedi.Ndërsa, që nga viti 1975 me angazhim të plotë bëhet pjesë e Radio Prishtinës, pjesë e redaksisë së kulturës duke qënë autor dhe drejtues i emisioneve ‘’Ora Gazmore’’, dhe ”Radio Humoreska”, emisione këto mjaft të ndjekura për kohën.

Ndërkohë, Lena është edhe autor i disa teksteve për këngë të kënduara nga :Sabri Fejzullahu,Vera Urucaj,Bedri Islam,Edmond Islami dhe këngëtar të tjerë. Në vitin 1979 si autor teksti ka marr pjesë në festivalin ku përzgjidhej kënga që do përfaqësonte Jugosllavinë në Eurovizion ‘’Opatia 1979’’ ,të intrepretuar nga Vera Urucaj.Bashkepunon me teatrot e Prishtines, Gjakoves, Shkupit, Gjilanit,duke pregaditur emisione humoristike dhe radio drama .Pas masave të dhunshme në Kosovë, kthehet në Strugë ku më 1993 drejton revisten e parë humoristike ”Pyka”, me seli në Strugë, për të vazhduar në Radio-Strugë, si redaktor dhe aktualishtë i punësuar në Pallatin e Kulturës.Por, jo gjithcka ka shkuar vaj, për Avdi Lenën, pavarsisht që gjithcka, cfarë i ka ndodhur në jetë, ai e tregon nëpërmjet humorit pa dramatizëm, nëpërmjet batutave. Dy herë, ka vuajtur dënim me burg, më 1976 gjashtë muaj burg dhe 1986-4 muaj.Ndërkohë, falë natyrës së tij libertine dhe moskokqarëse është suspenduar disa herë nga Radio Prishtina.Një nga emisionet që ka bërë bujë në atë kohë, për të cilin fitoi një suspendim prej disa muajve i ndodhi në vitin 1984 kur emisioni i drejtuar nga ai i cili u kushtoheshte të dehurëve, si rezultat i një gabimi teknik në vend që të sinkronizoheshte me këngën ‘’O në atë fushë të Mejdanit’ gabimisht u zëvendësua me këngën ‘’Treni i kalter’’,një këngë kushtuar marshalit të Jugosllavisë-Josip Broz Tito.Pas këtij momenti, alarmohet e gjithë struktura drejtuese e ”Radio Televizionit të Prishtinës” duke marr vendimin e radhës për suspendim nga puna, nënvizon Lena. Kur pyetet për martesat, ai pa u larguar për asnjë castë humorit, thotë se dy hërë është martuar, ka tre fëmijë, dy me të parën, një me të dytën, i sigurtë thotë se femijte jane tij se i dallon nga hunda karakteristike.Ndërkohë, kur pyetet për planet për të ardhmen thotë se është beqari më i kërkuar i Strugës dhe pervec librit që do u kushtoj dy grave me të cilat ka ndar jetën dikur, objektivi i tij përfundimtar është e treta e vërteta, përfundon me batutë Avdi Lena.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...