Për shqipen debati vazhdon nesër

Seanca e Komisionit për Çështje Evropiane në të cilën në rend dite është debati për amendamentet për Propozim-ligjin për gjuhët do të mbahet nesër.

Nesër, e mërkurë, (13.12.2017) me fillim në orën 13:00 në Sallën “Boris Trajkovski” në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do ta mbajë vazhdimin e parë (dita e dytë) të Mbledhjes nr. 6-të të Komisionit. Pikë e rendit të ditës në mbledhjen është Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë.

Nesër është dita e tretë dhe e fundit për shqyrtimin e 90 amendamenteve të dorëzuara nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe BESA për Propozim-ligjin për gjuhët.StrugaLajm

Komisioni dje e miratoi rendin e ditës me ç’rast u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, si përfaqësues të Qeverisë. Me miratimin e rendit të ditës filluan të vijojnë edhe afatet treditore për debatin për amendamentet. Grubi pohoi se edhe pse afatet po vijojnë, po respektohen dhe se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të Rregullores.StrugaLajm

Pritjet e tij janë se deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të vijnë në vazhdimin e nesërm, se do t’i mbrojnë amendamentet e tyre dhe se ata do të votojnë për ligjin.

Grubi konsideron se ligji do të miratohet deri në festat e Vitit të Ri.

In : Aktuale

Loading...
loading...