Axha Ali dhe Axha Musë…


Ejup BerishaStrugaLajm

Axha Ali dhe Axha Musë urime profesionin e ri të humoristëve.StrugaLajm

Nëse bombat e El Chekkës nuk ndryshojnë diçka në mënyrë radikale dhe çensore në skenën politike të RVM-së atëher shqiptarët e Maqedonisë do ti fitojnë humoristët e ri. Ata do të jenë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nga Zajazi i Kërçovës. Pra do të jenë diçka të ngjashëm me Stupcat e Ksovës. Emri i grupit humoristik do të quhet Stërvajnat e Kërçovës. Pra edhe përkundër fjalorit tepër banal dhe të ndytë të përdorur në bisedat e përgjuara unë në disa raste e vërej se bisedat janë edhe shumë qesharake mes bashkbiseduesve gjë që Ali-së dhe Axhës Musë do të mund tu siguronin karrierë të madhe dhe të bujshme artistike në zhanrin e humorit. Kjo do të mund të ndodhë nëse Aliu dhe Axha Musë një ditë e humbin pushtetin të shkaktuar nga bombat e publikuara të El Chekës. Humorin e Alisë dhe të Axhës Musë do të mund ta dëgjojnë here pas here qytetarët shqiptar por më së shumti anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së. Pse theme kështu pasiqë edhe përkundër seriozitetit të situatës nga bisedat e përgjuara të cilat dita ditës po publikohen në opinion nga El Chekka megjithatë opinioni shqiptar nuk është i preokupuar aq shumë me bombat. Dhe duke e pare pra indiferencën e qytetarëve shqiptar ndaj bombave vlersoj se nëse nuk ka ndonjë pasojë ndaj autorëve të bisedave atëher këta lirisht le ti ndryshojnë profesionet e tyre nga politikan le të trasformohen në humorist por humori I tyre fatkeqsisht do të jetë tragjik-komik.

In : Aktuale

Loading...
loading...