BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN NË MAQEDONI

“Ballafaqimi me të kaluarën në Maqedoni”, pikërisht kjo është tema që është lëndë bazë e diskutimit ku shoqëria dhe etnitetet nuk mund të pajtohen! – konsideroj se e kaluara ka lënë shumë plagë dhe dhimbje për etnitetet që jetojnë në Maqedoni por mund të themi se edhe më gjërë përfshirë këtu edhe gjithë Ballkanin, kjo temë lenë shumë për të dëshiruar!

Vlersoj se e tashmja është rezultati i së kaluarës, kurse e ardhmja do të nvaret shumë pikërisht nga e sotmja. Debatet nuk kanë të ndalura për elementet ndarëse dhe ata të bashkimit midis etniteteve, për drejtësinë dhe padrejtësinë, për kulturat dhe religjionet, për politikat nga përfaqësuesit tanë që mbajnë përgjegjësi për rolin që kanë dhe aktivitetin e tyre politik, debate pafund! Në Maqedoni për fat të keq mendoj se politika ka ndikuar që aktualitet të jenë marrëdhëniet ndëretnike jo të mira, për fat të keq po! – mekanizmi i vetëm kryesor e ka bërë të vetën, se politikat nacionaliste të theksuara nga partitë politike janë ata të cilat kanë ndikuar në elementin ndarës të bashkësive etnike, veçanërishtë midis dy etniteteve shumicë në Maqedoni, në rastet kur kjo nuk është realizuar dhe nuk ka pas “sukses” për urrejtje ndëretnike, ndarje dhe tërheqje vëmendjeje nga dështimet, ka ardhur në shprehje pikërishtë religjioni si instrument për konflikt me qëllimin e vetëm që të mbahet trupi votues aktiv për mbajtje të pushtetit.

Shpresoj që një ditë një kriminel do të dalë në mediume si kriminel, pa paragjykuar përkatësinë etnike të tij! – shumë shpejt do fillohet të reflektohet dhe do të zhvillohet bindja tek qytetari se përkatësia e fesë dhe bindja politike e një individi është e drejtë demokratike dhe se qytetarët nuk do të bien preh e provokimeeve të ulta. Duke respektuar vlerat dhe kulturat e ndërsjellta, nuk do ju mundësohet politikanëve dhe faktorëve relevantë të merren me demostrimin e nacionalizmit, ajo metodë do t’i eliminojë nga politika vetë ata! – vlersoj se sektori civil si dhe padyshim mediumet, me shfrytëzimin e vlerave dhe resurseve që disponon vendi, duhet të jenë sa më aktive si segmente bazë në shoqëri që me apele dhe aktivitete konkrete, t’i eliminojnë dhimbjet nga e kaluara, të ndikojnë në zhvillimin e politikave në planin socio-ekonomik, integrimit dhe mirqënies së vendit, që drejtësinë pa dallime ta vendosin kompetentët dhe avansimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe i zhvillimit të dialogut ndëretnik të mbetet prioritet në shoqërinë tonë. E kaluara me të sotmen le të mbetet ura e bashkimit dhe e dhënies fund të ndarjeve dhe paragjykimeve, koha do i shëron plagët!StrugaLajm

Masar Zhaku


Loading...
loading...