Vrasje në Reçicë të Tetovës

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë plagosur. Naip R. nga Kumanova është personi i vdekur sonte në Reçicë të Vogël, mëson jozyrtarisht KOHA, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një tjetër po nga Kumanova. Sipas asaj që dihet deri më tani, persona të panjohur që kanë qenë në dy vetura të ndryshme, janë ndalur në rruge dhe janë përleshur mes vete me armë. Burimet e para tregojnë se viktimat sapo kanë dalur nga selia e BDI-së për në rrugën kryesore kanë nisur zënka me një grup tjetër e pas sulmit me thika dhe grushte kanë nisur të gjuajnë edhe me armë zjarri. Nuk disa akoma numri i saktë i të plagosurve, ndërsa burimet jozyrtare tregojnë se përleshja ka qenë mes grupit të Kumanovës dhe të një lagjeve të Shkupit. (koha.mk)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...