BLENDI PETROL
Aktuale

Banesat e konfiskuara të Mijallkovit i bleu firma e djalit të tij

Kompania e Jordan Mijallkov, Best Vej Investment i bleu tre banesat luksoze në Vodno të cilat iu konfiskuan babait të tij Sasho Mijallkov në rastin “Perandoria”.

Lajmin e konfirmoi Agjencia për menaxhim me prona të konfiskuara duke bërë të ditur se pronar i ri i banesave është “Best Vej Investment”.

Kjo kompani tashmë një dekadë është në pronësi të djalit të Mijallkovit. Para disa muajsh kjo pronë u shit për rreth 330 mijë euro, por pronari nuk zbulohej. Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar Driton Nebiu sot tha se atëherë nuk kanë pasur njohuri për blerësin.

Blerja ka kaluar pa ndonjë ankand intensiv pasi është realizuar thuajse sa vlera e apartamenteve. Drejtori Nebiu për Fokus deklaroi se bëhet fjalë për situatë paradoksale. “Ligji parashikon që vetëm personi i dënuar të mos marrë pjesë në shitje, por jo familja e tij. Kjo është situatë paradoksale, nga i ati, banesat të përfundojë tek i biri, deklaroi Nebiu.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button