Banorët e Ladorishtit,Frëngovës,Shumit,Kalishtit do e bllokojnë rrugën me gropa Strugë-Qafë Thanë

 

KËRKESË
E parashtruar nga Këshillat e Bashkësive Lokale të f. Ladorisht, f. Frëngovë, f. Shum, f.Zagraçan, f.Kalisht
Dorëzuar në Stacionin policor në Strugë, më 9 mars 2018
Nga zemërimi i madh me gjendjen e rrugës magjistrale Strugë – Qafë Thanë, këshillat e bashkësive lokale të sipër përmendura më datë 14/03/20018, e mërkurë, do të protestojnë për disa orë, duke e bllokuar rrugën Strugë – Qafë Thanë. Kërkojmë të merrni masa për sigurinë e protestuesve në rrugë!
Disa herë kemi apeluar se kjo rrugë e frekuantuar është, pothuaj, plotësisht e shkatërrua por të institucionet përkatëse kanë heshtur dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.
Dëmet nga kjo rrugë e shkatërruar janë të mëdha. Me dhjetra makina kanë çarë gomat dhe kanë pasur dëmtime të mëdha. Edhe drejtuesit e automjeteve dhe familjarët e tyre kanë pësuar trauma nga kjo rrugë me gropa dhe e pa mirëmbajtur.
Me respekt!
Organizator:
Këshillat e Bashkësive Lokale të fshatrave:
Ladorisht, Frëngovë, Shum, Zagraçan, Kalisht

 StrugaLajm

Deklarata e Bashkësive Lokale:

In : Aktuale

Loading...
loading...