Deputeti i Strugës, Syrja Rashidi atakon Xhevat Ademin për shqipen

Një natë më parë në emisionin “Rruga drejt” dëgjuam një sihariq. Seanca për ligjin për gjuhët nuk qënka futur ne votim sepse ka munguar Menduh Thaçi. Deputeti Xhevat Ademi paska premtuar se ligji në fjale, në leximin e tretë do të kaloj me më shumë vota se në leximin e dytë. Dhe krejt kjo për inat të Gjorgje Ivanovit. Në koalicionin qeveritar nuk ka kurrfar përplasje por ja që nuk ka pas minimum 70 vota që ligji të votohet ashtu si ka premtuar Xhevati. Kolegu Xhevat Ademi është deputet me përvojë të gjatë në Kuvendin Republikan, dhe ajo që kam pritur prej tij, është që tē gjej një gënjeshtër pak më bindëse për çështjen në fjalë. Aq më tepër që vetëm një natë më parë në po të njëjtin medium, por në emision tjetër ishte dora vetë, Kryetari i Parlamentit, kolegu dhe bashkëpartiaku i Xhevatit, z. Talat Xhaferi.
Argumentet e z. Xhaferi më rezultojnë më të përafërta me të vërtetën e asaj dite. Z. Xhaferi pranoi se arsyeja që nuk e filloi seancën në fjalë ka qenë te hamendjet dhe dilemat që kanë pasur deputetët e LSDM-ë për votimin e ligjit.
Por cilat janë dallimet që dolën në shesh atë ditë? Te e drejta kushtetuese e Kryetarit të Kuvendit që të interpretoj dhe të zbatoj rregulloren e Kuvendit ashtu si vlerëson ai vetë.
Përfaqësuesit e LSDM-së, në mënyrë të drejtpërdrejtē kërkuan nga kryeparlamentari që të respektojë rregulloren e Kuvendit, që sipas tyre, duhet të debatohen dhe votohen që të gjitha amandamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE (afër 36000 amandamente).
Për të gjithë ata që kanë njohuri elementare nga procedurat parlamentare, kjo do të thotë që ligji për gjuhët to mos votohet asnjëherë. Është e pamundur edhe teknikisht edhe praktikisht që kuvendi një vit të tërë të merret vetëm me një pikë të rendit të ditës, në sitatë kur ka edhe shumë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për proceset reformuese dhe proceset integruese të R. të Maqedonisë.
Pra është evidente se këtu kemi të bëjmë me një përplasje dhe mosmarrëveshje evidente mes partnerëve të koalicionit, pavarësisht se në emisionin e lartëpërmendur, dy Ademat (Xhevati dhe Edmondi) u munduan të sigurojnë opinionin se gjithçka është ok në raportet mes tyre.
Dilema krysore që shtrohet tani është: a bëhet fjalë por mosmarrëveshje reale, apo përplasje të akorduar mes partnerëve të koalicionit, për të çvendosur vëmendjen e opinionit nga një çështje (bisedimet për emrin) në një çështje tjetër (ligji për gjuhët).
Kjo e dyta është shumë e besueshme sepse bëhet fjalë për BDI, e cila jo njëherë në bashkëqeverisjen e sajë me VMRO-në, dinin team merren vesh për të “mos u marr vesh”. Dhe atë gjithnjë kur duhej të shpërqëndrohej vëmendja e opinionit nga afera të ndryshme dhe raste të montuara politike.
Në politikë asgjë nuk është e rastit. Kishte dhe ka akoma dilema pse Aleanca për Shqiptarët nuk është pjesë e koalicionit qeveritar? Argumentimet se BDI dhe z. Ahmeti kanë ushtruar presion mbi kryeministrin Zaev që Aleanca të mbetet jashtë koalicionit qeveritar janë tepër sipërfaqësore. Jo se BDI nuk ka parë interesin e vetë nga dalja e Aleancës nga qeveria, por një diçka duhet ta kemi të qartë: jo Ali Ahmeti por Zoran Zaevi është mandatari, i cili detyrimisht i cakton kornizat e formatit qeveritar dhe në cilësinë e një burrshtetasi vetë vendos se cili subjekt duhet të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.
Ndodhitë e fundit gjithnjë e më tepër po i kristalizojnë këto dilema. Ka qenë LSDM ajo që nuk e ka dëshirura Aleancën brenda në qeveri. Arsyeja ështe e qartë dhe ne kurrë nuk kemi pasur dilema në këtë. Aleanca nuk është subjekt me të cilin mund të merresh vesh për të “mos u marr vesh”
Në ndërkohë ligji edhe mund të mos votohet. Por një gjë është e sigurtë: BDI dhe A. Ahmeti nuk dalin prej qeverie. Si që e dini ata nuk kanë ku shkojnë.

Syrja RashidiStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...