Bardhyl Mahmuti për zgjedhjet Lokale në Maqedoni

Rreth zgjedhjeve në Maqedoni
Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve në Maqedoni dhe kontekstit të krijuar ku në shumicën dërmuese të komunave shqiptare do të ketë raund të dytë kërkesat apelet për mbështetje janë bërë të shpeshta.
Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj shqiptarët e Komunës së Kërçovës dhe sidomos mërgimtarët e kësaj komune që bënë me mijëra kilometra vetëm për t’ia lënë udhëheqjen e Komunës një shqiptari. Të shpresojmë se kryetari Fatmir Dehari do të bëjë maksimumin për të mos i zhgënjyer shqiptarët.
Më duket neveritëse të flas për zhvillimet dhe rezultatin zgjedhor në Komunën e Haraqinës. Ky shembull tronditës duhet t’i bëjë të gjitha partitë politike shqiptare që të reflektojnë mirë për të shmangur që ky rast të bëhet dukuri.
Sa u përket forcave politike që kanë mbetur në garë mendoj se duhet të bëhet një dallim thelbësor. Nuk mund të konsiderohet si forcë e re politike një parti vetëm për faktin se është regjistruar rishtas si e tillë. Forcat që janë mishërim dhe bartëse të ideve të vjetra shekullore, prej të cilave nuk mund të çlirohemi edhe sot e kësaj dite, nuk kanë asgjë të vlefshme që meriton përkrahjen. Logjika që shpie në sjelljen e njohur “për inate të vjehrrës shkoj e flejë me mullixhinë” nuk duhet të gjej vend në mesin tonë. Uroj fitore të njerëzve që janë bartës të ideve dhe projekteve të reja.

Bardhyl MahmutiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...