Bashkësia Lokale e Dollogozhdës mobilizohet:NE JEMI KËTU PËR JU

NE JEMI KËTU PËR JU

Bashkësia Vendore e fshatit Dollogozhdë

Duke analizuar situatën momentale mjaft delikate dhe serioze me përhapjen e virusit COVID-19 ose Koronavirusi, Kryesia e Bashkësisë Vendore f Dollogozhdë mbajti mbledhje urgjente për t’u dalur në ndihmë banorëve të vet!
Në diskutimet gjatë mbledhjes Kryesia e Bashkësisë Vendore në Dollogozhdë formoi Shtabin e Emergjencës dhe njëzëri zgjodhi Kryetarin e Shtabit z Neat Kurtishi!
Kryesia e Shtabit të Emergjencës pas analizave të thella doli me disa rekomandime dhe konkluzione për banorët dhe vet vendbanimin!
të ruhet qetësia dhe mos çfaqet panik sepse çdo gjë është në kontroll,
shtabi i posazgjedhur do të miren me hallet dhe problemet e qytetarëve sidomos të atyre të pambrojturve
Në ditët në vazhdim do të bëhet dezinfektimi i rrugëve dhe rrugicave të fshatit si dhe qendrave më të frekuentuara me EKOCID! Dezinfektimin do ta kryejnë vet banorët e Dollogozhdës vullnetarisht! Vullnetarët do të pajisen me kombinizonë doreza dhe maska për të mos u infektuar
Të zbatohen rekomandimet e dala nga Qeveria
të mos dilet pa nevojë nga shtëpia,
ata që duhet të vetizolohen të zbatojnë rekomandimetStrugaLajm

Për çdo nevoj qyetearët të paraqiten në nr e tel 070 281 080StrugaLajm

Të ruajm vetveten, familjen, Dollogozhdën dhe mbarë shoqërinë

Dollogozhdë SHTABI I EMERGJENCËS
16.03.2020 Dollogozhdë

rriNëShtëpi

In : Aktuale

Loading...
loading...