Ka dyshime se personat që vinë nga Italia nuk izolohen, me simptome të korona virusit kanë ikur nëpër dritare?!

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet, po kontrollon se a  janë të vërteta informacionet se persona nga Hasanbegu, Lisiçe e poshtme dhe nga disa fshatra të Strugës dyshohet se janë kthyer nga Italia, të cilët sipas pyetjes së mediave kanë pasur simptome të dyshimta, por kanë pirë paracetamol që të mos kontrollohen dhe lirë kanë shëtitur jashtë.  Kjo pyetje iu parashtrua sot ministrit Venko Filipce në konferencë për shtyp.

Sipas pyetjes, ata që jetonin në Hasanbeg janë raportuar nga fqinjët, por kur institucionet kanë arritur në vendin e ngjarjes për t’i inspektuar, ata kanë ikur përmes dritares.

Të gjitha këto informacione të ngritura si çështje në konferencën për shtyp po kontrollohen.StrugaLajm

Ministri Filipce njoftoi se shërbimet do të veprojnë.StrugaLajm

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përgjigje zyrtare do të japin pasi që këto informacione të rishikohen në bashkëpunim me shërbimet.

In : Aktuale

Loading...
loading...