Ziadin Sela:Duhet të bëjmë më shumë për Dibrën

Më vjen shumë keq për situatën e krijuar në vend, e sidomos për zonat më të prekura Dibrën dhe Qendër Zhupa. E di se frika dhe ankthi është dyfish më i madh në këto vende por, ju drejtohem me lutjen më të sinqertë të qëndroni të qetë dhe pa panik t’i bindemi rekomandimeve dhe urdhëresave me qëllim të mposhtjes së virusit!

Nga ana tjeter publikisht lus organet kompetente të japin maksimumin e tyre për këta banorë, të mos u mungoj kujdesi mjekësor. Nuk dyshoj se Dibra ka mjek të shkëlqyer, megjithatë sot Dibra ka nevojë për ekip më të zgjeruar.StrugaLajm

Lus ekipet e mbajtjes së rendit dhe qetësisë të sillen miqësisht dhe të mos japin ndjesinë se jemi në mes të luftës.
Ne jemi në luftë në njëfarë mënyre por, jo kundër njëri-tjetrit, jemi në një luftë të përbashkët dhe objektivi ynë është zhdukja e virusit!StrugaLajm

Qëndroni në shtëpi, larg njëri-tjetrit fizikisht por, më afër se kurrë shpirtërisht. Të respektojmë rekomandinet, le të mos lejojmë trupi ynë të bëhet vendbanim i virusit!

In : Aktuale

Loading...
loading...